Thaçi për votimin për Gjykatën Speciale: Kosova u përballë me dy sfida – Situatë hyp se të vrava, zhdryp se të vrava

Thaçi për votimin për Gjykatën Speciale: Kosova u përballë me dy sfida – Situatë hyp se të vrava, zhdryp se të vrava

Ish presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u pyet se nëse do ta votonin Gjykatën Speciale nëse do ta dinte që do të arrestohej, ai u përgjigj duke thënë se vendi ishte në mes dy opsioneve, raporton Periskopi.

Ai tha se po të ndodhte e kundërta, Kosova do të akuzohej nga shumë njerëz.

Thaci thotë se u përballë  me një situatë “hyp se të vrava, zhdryp se të vrava”.

“Kosova ishte përballë dy sfidave: të themelojë këtë gjykatë vet në koordinim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, ose Kosovës do t`i imponohej një gjykatë e njëjtë, por e themeluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me rol aktiv të Rusisë dhe Kinës, por që do të përkrahej edhe nga SHBA dhe BE”.

“Kosova bëri zgjedhjen e parë që ishte shumë sfiduese, por më e përgjegjshme. Me garancë nga partnerët amerikanë dhe evropianë se do të punohet me legjislacionin kosovar, pra jo vetëm të merret parasysh, por, nënvizoj, detyrimisht të respektohet”, tha Thaçi.

“Sikur të ndodhte e kundërta, Kosova do të akuzohej nga shumëkush se pse ju dha kjo mundësi Rusisë e Kinës. Gjithashtu një gjykatë e tille do të ishte në kuadër të Rezolutës 1244, kjo do të shënonte kthim prapa për Kosovën. U përballëm me situate: “Hip se te vrava, zbrit se të vrava”. Pse u gjendem në këtë gjendje, sot unë nuk mund të flas. Por, me asnje çmim nuk do të mund të tolerohej që një vendim i tille te sfidohej nga Parlamenti i Kosovës, e të vulosej nga Keshilli i Sigurimit institucion ndërkombëtar aktualisht i disfavorshëm për Kosovën.
Nga dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ne kemi kërkuar këmbëngulësisht largimin e UNMIK-ut, në veçanti nga koha e permbylljes së suksesshme te procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë në vitin 2012″, tha ai në Klan Kosova.

Shpërndaje në: