Thaçi përgëzon Duan, shkruan për femrat

Thaçi përgëzon Duan, shkruan për femrat

Edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipën pas suksesit të arritur në edicionin e 61-të të “Grammy Aëards”,

Lipa u shpall artistja e re më e mirë, si dhe e fitoi çmimin për këngën më të mirë të zhanrit “dance”, falë bashkëpunimit me Mark Ronson dhe Diplo, “Electricity”.

“Urime të sinqerta për Dua Lipën për dy çmimet e saj në Grammy. Derisa po e festojmë 11 vjetorin e Pavarësisë dhe 20 vjetorin e çlirimit, Dua na bëri neve të gjithëve – dhe gjithë botën – që t’i gëzohemi forcës, talentit dhe rimëkëmbjes së femrave të Kosovës”, ka shkruar presidenti në Twitter./Periskopi

 

Shpërndaje në: