Thaçi sulmon deputetët për dështimin e sotëm
Presidenti Hashim Thaçi ka sulmuar deputetët për dështimin e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin.
Në një mesazh në Facebook, ai ka thënë se ‘të zgjedhurit e popullit, po rrezikojnë pa të drejtë interesat shtetërore’.
Rrethanat që po krijojnë zvarritjen e mëtutjeshme të implementimit të agjendës shtetërore të marrëveshjeve ndërkombëtare paraqesin shqetësim serioz për qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tanë euroatlantikë.
Ky hezitim nga njerëzit e zgjedhur rrezikon pa të drejtë interesat shtetërore, që ndërlidhen me liberalizimin e vizave dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës.
Me këto zvarritje, partnerëve tanë ndërkombëtarë po ua heqim argumentet që të na mbështesin në arritjen e qëllimeve dhe të interesave tona madhore. HTH



