Thaçi tregon se kush e ndali trenin dhe thotë se murin do e rrënojnë vet serbët

Thaçi tregon se kush e ndali trenin dhe thotë se murin do e rrënojnë vet serbët

Ai tha se janë humbur kot dy muaj duke u marr me trenin dhe murin në veri, e që sipas tij, treni u ndalë me forcën e ligjit, e muri do rrënohet nga vet ata që e ndërtuan.

Në një intervistë në Klan Kosova ai tha se

“Nuk besoj se mund të ketë luftë, askush nuk duhet të shqetësohet. Thirrjes për luftë nga Serbia ne i përgjigjemi me paqe. Kosova është provokuar me trenin, ai ngjasonte me propagandën e Millosheviqit, provokim nacionalist”, tha Thaçi, transmeton Periskopi

“Ata që e nisën trenin ata e ndalën. Askush nuk ju ka faj që e kthyen në rrugë, ne e ndalëm me forcën e Ligjit, deshëm ta zbatonim Kushtetutën. Muri do të rrënohet nga vet ata që e kanë ndërtuar në mënyrë të panevojshme, nuk lihet muri në mes të një qyteti, ata që e kanë ndërtuar tash vet janë në zor”, tha Thaçi.

Shpërndaje në: