Thaçi uron Majlindën për të artën në Poloni

Thaçi uron Majlindën  për të artën në Poloni

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se xhudistja Majlinda Kelmendi dhe xhudistet tjera po i sjellin Kosovës lajme të mira, gëzime të mëdha dhe momente krenarie.

“Me medaljen e sotme të artë, ajo shënoi hat-trick në Kampionatin Evropian të Xhudos”, ka shkruar Thaçi në profilin tij në Facebook.

Xhudistja kosovare, Kelmendi ka rikonfirmuar edhe një herë se është e paprekshme në kategorinë e saj në këtë sport.

Ajo ka triumfuar përsëri sot në finalen e Kampionatit Evropian që u mbajt në Poloni.

Kampionja olimpike nga Kosova, në finale në kategorinë 52 kilogramë ka mposhtur xhudisten ruse, Alesya Kuznetsova me Ippon.

Shpërndaje në: