Thaçi uron Vuçiqin: Dialogu për normalizim do të vazhdojë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar tashmë homologun e tij, Aleksandar Vucic për detyrën e re si President i Serbisë.
Presidenti i vendit përveç që ka uruar Vucicin, ka bërë të ditur që ata dy janë pajtuar që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e urova për detyrën e re”, ka njoftuar Thaçi përmes rrjetit social Facebook.
Thaçi ka thënë se përmes dialogut do të punohet bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë.
Lexo edhe Vucic edhe zyrtarisht president: Së bashku mund t’i lëvizim malet.



