The Guardian shkruan për Kosovën, sugjeron që të vizitohet

The Guardian shkruan për Kosovën, sugjeron që të vizitohet

E përditshmja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull vendeve që duhet vizituar gjatë këtij vendi.

Në këtë artikull kanë arritur të renditen edhe Kosova e Shqipëria të cilat sipas medias britanike patjetër që duhet të vizitohen.

Librat e historisë ofrojnë kontekst thelbësor për ecje në këmbë në Kosovë, por nuk ju përgatisin për bukurinë e maleve, thuhet në artikull.

“Gjatë verës kalova një javë në Via Dinarica të Kosovës, e cila u ripërcaktua së fundmi. Ne ecëm pranë luleve të edelëeiss në kreshtën kufitare me Malin e Zi; e thepisur dhe e pjerrët nga njëra anë dhe e gjelbër e gjallë nga ana tjetër, duke zbritur drejt livadheve me lule të egra rozë dhe të verdha”, u tha ndër tjera..

Bletët fluturonin rreth shkëmbinjve të lartë, ndërsa bletëngrënësit me ngjyra të ndezura uleshin në degë më poshtë.

Kafshët e egra të humbura në pjesën më të madhe të Evropës ende lulëzojnë këtu (arinj, ujqër, rrëqebull) në një mozaik me pemë lisi dhe ahu, boronica dhe shkurre, lugina të thella dhe pllaja të larta.

 

Shpërndaje në: