Thelbi i “kafkeskes”

Thelbi i “kafkeskes”

Çfarë kuptimi ka mbiemëri “kafkeske? Dhe pse Frederick R. Karl, autori i një biografie kritike për Kafkën, beson se kjo fjalë, zakonisht keqpërdoret?

 
Kafka është e vetmja figurë letrare e shekulli të XX-të, emri i të cilit “është bërë i njohur si asnjë tjetër,” thotë zotëri Karl. Por “ajo së cilës i vihem kundër unë është kur dikush shkon për të nxënë autobusin, merr vesh që asnjë autobus nuk punon dhe thotë se kjo situatë është kafkeske. Epo, nuk është.”
“Kafkeskja është,” thotë ai në një intervistë, “kur hyni në një botë surreale në të cilën të gjitha planet tuaja, e gjithë mënyra sesi ju e keni konfiguruar sjelljen tuaj, nis të bie pjesë-pjesë; kur e gjeni veten përkundër një force që nuk e paraqet vetveten në formën sesi ju e shihnit botën.”

 
“As nuk zgjoheni, as nuk bini dhe as nuk vdisni. Ajo që bëni është të luftoni kundër kësaj me të gijtha mundësitë tuaja, me gjithçka që keni. Por natyrisht, ju nuk keni asnjë shansë. Kjo është kafkeskja.”

 
Fjala në fjalë është bërë “emërtuesja që i reprezenton kohët tona,” zotri Karl shkruan në librin e sapo publikuar (1991), “Franz Kafka: Njeriu reprezentues” (Ticknor and Fields) me nëntitull “Praga, gjermanët, hebrejtë dhe kriza e Modernizmit.” Zotri Karl ia kushton krejt epilogun kësaj teme: “Na thuaj se çfarë jemi.”

 
“Kafkeskja,” thotë autori, “na definon neve. Është fjala që na tregon se kush jemi, se çfarë mund të presim, sesi funksionon bota. Dhe për të zbuluar se çka don të thotë kjo, lexojeni Kafkën. Kur ta lexoni “Metamorfozën” që është për një njeri i cili zgjohet si një insekt i madh, do ta kuptoni se për çka po flas.”
Kur për herë të parë e zbuloi tregimin e famshëm të shkurtër të Kafkës, “Metamorfoza” ai ishte ndjerë “absolutisht i topitur”.

 
“E gjeta në raftet e Librarisë së Universitetit të Columbias, kur ende nuk kisha diplomuar dhe kur as që ia kisha dëgjuar emrin,” ai tha. “Ishte libër i errët, dhe unë u ula të lexoja në kushte të tilla – ishte terr me hije, dhe isha vetëm.

 
Sot, Kafka është i preferuari i studentëve por nuk ishte kështu më parë. Ai beson që veprat  “Metamorfoza”, “Në koloninë Penale” dhe “Gjykimi” janë ndër veprat më të lexuara të Kafkës. Ai poashtu thotë se “Procesi”, novela e tij më e mirënjohur, “me zbukurime të bazuara në moslexim e panjohuri,” ka mbërritur simbolizmin mitik të njo bote të lojtur.

 
“Procesi” është për Jozef K., i cili, megjithëse nuk e dinte të vërtetën, ekzekutohet për një krim të pathënë. Koha dhe hapësira janë kurdisur në atë formë që “edhe mund t’i shërbejnë edhe t’i vihen kundër personazhit; horrori më i madh është në faktin që ai kurrë nuk e kupton se çka po ndodhë,” shkruan Karli. “Kështuqë kafkesshmëria e botës kafkjane është në ngulmimin për të zbuluar atë që mbetet e pazbuluar, ose për të ndrequr atë që nuk mund të ndreqet.”

New York Times | Përktheu Periskopi

Shpërndaje në: