Thellohet konflikti: Ilda Bejleri hedh në gjyq Mustafa Nanon
Përplasja mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos prej më shumë se një jave është shndërruar
në kryefjalën e mediave online, pasi dy personazhet e njohur të ekranit nuk i kanë kursyer
replikat e ashpra, qëkurse Nano në emisionin e tij kritikoi moderatoren e sportit duke e
quajtur vulgare.
Por pas paraqitjes së tij të fundit në emisionin “Zonë e Lirë” ku e quajti Ildën “qenien më
vulgare” që kishte parë, duket se konfliktim mes tyre është përshkallëzuar edhe më tej.
Në një postim të ri në Insta Story, Bejleri ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend ta lërë me kaq
këtë çështje dhe se ka ndërmend ta hedhë në gjyq moderatorin dhe gazetarin e njohur.
“Meqenëse ‘polici’ njihte dhe pëlqente vetëm Ilaria D’amico-n, ose gruan e Buffon.”-shkruan
Ilda në videon ku shihet bukuroshja italiane që po ashtu shfaqet në emision me një dekolte
mjaft të hapur.
“Me policin e penduar shihemi në gjyq, sepse askush nuk ak të drejtë t’i flasë askujt me atë
gjuhë, për më tepër në një tv. Të gjithë ju që sqetësoheni për veshjet, a e keni pyetur veten
çfarë mënyre të foluri po u mësoni fëmijëve tuaj?? Për fat të mirë nuk jemi në ‘Albanistan’,
por në një kryeqytet europian dhe në një vend të bekuar që quhet Shqipëri.”-ka shkruar
Bejleri në postimin e saj.








