Themelorja konfirmon aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Ilir Abdullahut, i akuzuar për vrasjen e Trimf Rizës
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ndaj Ilir Abdullahut, i cili akuzohet se në bashkërkyerje me Arben Berishën, Fitim Avdiun, Enver Sekiraqën dhe Rrahim Abdullahun, kanë vrarë ish-policin Triumf Riza.
Ilir Abdullahu në shqyrtimin fillestar më 18 shtator 2024 ishte deklaruar i pafajshëm, duke thënë se nuk e pranon një aktakuzë të ngritur me thashetheme, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, i akuzuari Abdullahu përmes mbrojtësit të tij, avokatit Ramë Dreshaj kanë paraqitur kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave. Por, Themelorja ka marrë vendim, me të cilin ka konfirmuar aktakuzën.



