Theret me thikë një nxënëse në shkollën “8 Marsi” në Pejë, policia arreston të dyshuarin

Theret me thikë një nxënëse në shkollën “8 Marsi” në Pejë, policia arreston të dyshuarin

Një nxënëse është therur me thikë në shkollën “8 Marsi” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se i dyshuari është arrestuar, i cili po ashtu është nxënës i kësaj shkollë.

Ai tha se i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot rreth orës 08:30 policia është njoftuar nga stafi i shkollës “Tetë Marsi” se një nxënëse është lënduar. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin, viktima është dërguar emergjencën e spitalit për tretman mjekësor. Janë shoqëruar në stacion policor edhe dy dëshmitarë, të cilët janë intervisuar. Është konfiskuar mjeti i mprehtë – thika me të cilën dyshohet se u krye vepra. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ndaj të dyshuarit – nxënës i kësaj shkolle e ka caktuar masën e ndalimit prej 44 orëve. Rasti u cilësua si lëndim i lehtë dhe mbajtje në pronësi, kontrollë i pa autorizuar i armëve”, konfirmoi Gashi.

Shpërndaje në: