Theret me thikë një person në Prishtinë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se një person është therrur me thikë pasditen e së mërkurës në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti, ndërsa policia njofton se të dyshuarit e rastit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ana tjetër, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërkohë që policia po e heton rastin.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

 

 

Shpërndaje në: