Theu gjësende e sulmoi gruan me urdhër mbrojtës, prangoset burri në Rahovec

Theu gjësende e sulmoi gruan me urdhër mbrojtës, prangoset burri në Rahovec

Një burrë është arrestuar në Rahovec, pasi që i njëjti në gjendje të dehur dyshohet se kishte rrahur fizikisht gruan e tij e cila kishte urdhërmbrojtës.

Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari po ashtu kishte dëmtuar-thyer disa gjësende në shtëpi, kishte thyer telefonin e tij si dhe të viktimës -bashkëshortes së tij.

Sakaq në raportin e Policisë, thuhet se viktima ka arritur t’i shmanget rrezikut duke u futur në shtëpinë e djalit të saj.

“Palëve (viktimës dhe të dyshuarit) u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Shpërndaje në: