Thiago Motta zbulon se çfarë ndodhë nëse i bëni ndërhyrje të ashpër Messit në stërvitje (Video)
Thiago Motta qenë pjesë e Barcelonës për tetë vite, ndërsa dje luajti ndeshjen e fundit me PSG
Mesfushori italian kishte kaluar shumë kohë me Messin te Barcelona, por ndërhyrjet e tij në stërvitje kanë ditur që ta nervozojnë babain e argjentinasit, transmeton Periskopi.
“Stërvitjet ishin si një luftë,” ka thënë Motta.

“Unë mbaj mend një herë kur bëra një ndërhyrje në Messin dhe babai i tij më bërtiti. Ai më tha që shkova shumë ashpër në Messin, por ajo ishte mënyra e vetme për ta ndalur atë.
“Ndërhyrjet ndonjëherë ishin të ashpra, por Carles Puyol më tha që të vazhdojë me këtë mënyrë, dhe pas kësaj unë asnjëherë nuk kam pasur problem dhe kam fituar edhe më shumë respket,”. /Periskopi/



