Thiago Silva te rivali i Milanit? Lajm shumë i keq për ‘rosonerët’
Qendërmbrojtësi brazilian është i gatshëm të transferohet te skuadra e Juventusit e cila pritet t’i ofrojë Silvas një kontratë e cila përllogaritet në rreth 6 milionë euro në sezon, shkruan Albeu.
Mësohet se braziliani ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës me PSG-në e cila i përfundon në verën e vitit 2017.
Juventusi ka rritur interesin për Silvan i cili me shumë mundësi nuk do të rikthehet te ish klubi i Milanit.



