Thierry Henry votohet si lojtari më i mirë i huaj i të gjitha kohërave në Premier League

Thierry Henry votohet si lojtari më i mirë i huaj i të gjitha kohërave në Premier League

19 vjet më parë, Thierry Henry iu bashkua Arsenalit nga Juventusi për një shumë prej 11 milionë funtesh. Shumë njerëz e kritikuan francezin Wenger për shpenzimin në një lojtar që kishte dështuar në Torino, por golashënuesi më i mirë i klubit provoi se të gjithë përpos Wengerit, e kishin gabim.

Henry është i vetmi lojtar që e ka fituar tri herë çmimin [FWA] të futbollistit të vitit, duke qenë njëkohshëm edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kombëtaren e Francës me 52 gola.

Ai ka shënuar 228 gola gjatë kohës si sulmues në Londër të Veriut, dhe së fundi ai u votua si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i huaj në Premier League, përcjell Periskopi.

250 mijë njerëz e votuan 41 vjeçarin në një sondazh të Sky Sports, me të gjithë komentatorët, Alan Shearer, Alan Smith dhe Chris Sutton që u pajtuan me vendimin.

“Për vazhdimësinë që tregoi në Premier Leage dhe numrin e paraqitjeve e golave që shënoi, Henry është aty.” Tha Shearer.

“Henry ka numra fantastikë. Kishte elegancë në çdo gjë që bëri. Shumë fansa gjithandej botës e shikuan Premier Ligën shkaku i Thierry Henry-s.” tha Alan Smith.

“Henry është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në Premier League.” Përfundoi Chris Sutton.

Henry e ka fituar dy herë Premier Ligën me Arsenalin e Arsene Wenger në vitet 2002 dhe 2004.

Pas tij u radhitën yje si Didier Drogba, Cristiano Ronaldo, Eric Cantona, Sergio Aguero etj.  

Shpërndaje në: