Tian 5 muajsh, këngëtaret e njohura shqiptare çmenden për djalin e Tunës (FOTO)
Në Instagramin e Tunës, fotoja e fundit ishte kur Tian mbushi 4 muajsh. Një foto e re, me Tian, një elefant dhe tabelën ku lexon në anglisht, 5 muaj, e ka zhvendosur foton e vjetër që dje.
Djali i këngëtares dhe instrumentistit Patris Berisha është rritur shumë nga koha e fotove të para kur sapo ishte lindur dhe është, tashmë, një personazh i njohur mes shqiptarëve në internet.
Mjaft kolege, sakaq, e kanë pëlqyer foton dhe e kanë uruar Tunën. Ky 5-mujor i Tianit, në një farë mënyre është edhe 5-mujori i rinisjes së miqësisë së Tunës me Dafina Zeqirin, e cila e theu heshtjen e komunikimit duke e uruar kolegen e saj për lindjen e djalit, 5 muaj më parë. Që atëherë nuk kanë munguar urimet dhe përshëndetjet për djalin, si tani. “Beb i vogël, gëzuar 5 mujorin”, shkruan ajo.
Arilena Ara gjithashtu ka komentuar. “Dashniaaaa”, shkruan Arilena që edhe komentet i ka energjike.
Miriam Cani, Orinda Huta janë dy këngëtare të tjera që e kanë pëlqyer foton e Tian-it. Është që tani një vjedhës zemrash, si të gjithë fëmijët, fundja fare.





