Tifo-grupi “Dardanët” mbështesin protestën e 7 gushtit: Qëndrojmë përkrah njerëzve që zgjodhën lirinë e vendit si të vetmen alternativë
Tifo-grupi “Dardanët”, kanë dalur në mbështetje të protestës së 7 gushtit, ku do të protestohet kundër padrejtësive në Hagë, shkruan Periskopi.
“Jo vetëm se kreu ynë ka qenë pjesë e lavdishme e UÇK-së, por se lufta e kësaj të fundit ka qenë sublime dhe një nga më të mëdhatë në qindvjeçarin e fundit, Dardanët do ta mbështesin protestën e së enjtes ndaj Gjykatës Speciale, lidhur me zhvillimet e fundit karshi padrejtësisë që po iu bëhet ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet mes tjerash.
Postimi i plotë:
Jo vetëm se kreu ynë ka qenë pjesë e lavdishme e UÇK-së, por se lufta e kësaj të fundit ka qenë sublime dhe një nga më të mëdhatë në qindvjeçarin e fundit, Dardanët do ta mbështesin protestën e së enjtes ndaj Gjykatës Speciale, lidhur me zhvillimet e fundit karshi padrejtësisë që po iu bëhet ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ftojmë secilin anëtar të Dardanëve që të jetë pjesë e kësaj proteste, në atë mënyrë që të përçojmë mesazh të qartë se qëndrojmë përkrah njerëzve që zgjodhën lirinë e vendit si të vetmen alternativë.



