Tifogrupet më të njohura në Kosovë vazhdojnë përkrahjen për Kombëtaren Kuqezi
Shqipëria e nis sot ciklin e eliminatoreve për Evropianin 2020, ku në ‘Loro Boriçi’ luan ndaj Turqisë.
Në Shkodër përkrahja për djelmoshat kuqezi nuk do të mungojë as nga Kosova, e cila dje barazoi ndaj Danimarkës 2-2 në një miqësore luksi.
Tifogrupet më të njohura nga Kosova vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm Kombëtaren e Shqipërisë, raporton Periskopi.
‘Plisat’ e Prishtinës, ‘Kuqezinjtë e Jakovës’ nga Gjakova, ‘Arpagjiktë’ e Prizrenit dhe ‘Besa Boys’ të Pejës kanë konfirmuar udhëtimin për në Shkodër.
Ata kanë postuar fotografi para nisjes, derisa i kanë premtuar besnikëri flamurit kuqezi.
Takimi mes Shqipërisë dhe Turqisë luhet sonte prej orës 20:45. /Periskopi/







