Tifozat Kuq e Zi: UÇK`ja është liria jonë, me 17 shkurt, Prishtina flet në emër të gjithë shqiptarëve
Tifozat Kuq e Zi i kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në sheshin e Prishtinës me 17 shkurt në orën 14:00 për protestën, në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së.
Drejtësia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa u ndëshkuar krimet serbe, thonë TKZ.
Ja postimi i tyre:
“Thirrje për protestë
Tifozat Kuq e Zi u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, të bashkohen më 17 shkurt, ora 14:00, në Prishtinë, në protestë për mbështetje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.UÇK-ja është vlera më e shenjtë dhe më domethënëse e historisë sonë kombëtare, simbol i lirisë, sakrificës dhe rezistencës së popullit shqiptar. Ky proces është përpjekje për të rishkruar historinë dhe për të barazuar agresorin me viktimën.
Drejtësia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa u ndëshkuar krimet serbe.Më 17 shkurt, ora 14:00, Prishtina flet në emër të gjithë shqiptarëve.
UÇK-ja është liria jonë”, shkruhet në postim.



