Tifozët bojkotojnë ndeshjet e skuadrës që kurdisi ndeshjen: Askush nuk mundet me lu me emocionet tona

Tifozët bojkotojnë ndeshjet e skuadrës që kurdisi ndeshjen: Askush nuk mundet me lu me emocionet tona

Dy ditë më parë u raportua në media për për kurdisjen e ndeshjes Trepça – Fushë Kosova [2:1]

Drejtuesit e klubeve dyshohet se u dakorduan që ndeshja të dalë në tipin 2-1, pra nga 2-shi në 1-sh, që dihet botërisht se është kuota më e madhe në bastore, raporton GazetaOlle.

Sfida u mbyll 2:1 për Trepçën, ku përmbysja erdhi në pjesën e dytë, pasi që “Pampurat” po e fitonin të parën 1:0.

Image result for trepca fushe kosova

Sfida ishte edhe në bastoren e famshme “bet365”, sepse ishte të hënën, ditë ku zënë vend edhe sfidat e kampionateve të vogla, pasi që nuk ka shumë ndeshje.

Tifozët e Fushë Kosovës, Pampurat, kanë reaguar ashpër, duke bojkotuar skuadrën.

Ata kanë bërë të ditur që s’do ta mbështetin më skuadrën, e cila po luan me ndjenjat e tyre.

“Kerkush nuk mundet me lu me emocionet e tifozeve! Po qarkullojne zera qe ndeshja e fundit ishte e kurdisur dhe nese kjo del ne shesh direkt apo indirekt nuk do te jene gjerat mire ne ditet e javet ne vijim.

Me kete lloj ‘bordi’ i cili eshte i mbyllur e vetjak nuk do te kete sukses te klubi jone i Zemres.

Prandaj NE nuk do te jemi pjese e asnje ndeshje ne tribuna, nuk jemi pjese e pazareve te ndryshme per interesa personale. Do mundohemi si gjithmone qe klubin tone te zemres ta mbrojme nga keso interesash!”, shkruajnë Pampurat.

Ndërkohë, e gjithë zhurma mediatike e dy ditëve të fundit ka rënë në vesh të shurdhër për FFK-në, që nuk ka reaguar fare.

Shpërndaje në: