Tifozët e Al Nassr të pakënaqur me Ronaldon: Largohu nga skuadra menjëherë!

Tifozët e Al Nassr të pakënaqur me Ronaldon: Largohu nga skuadra menjëherë!

Skuadra e Al Nassr mbrëmë pësoi humbje ndaj Al Ittihadit në shtëpi, në javën e 30-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Tifozët në rrjetet sociale kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kanë “goditur” me fjalë Cristiano Ronaldon, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.

Madje disa prej tyre e duan largimin e yllit portugez, sepse po mendojnë se pikërisht ai është pengesa pse Al Nassr nuk po fiton tituj përkundër shprenzimeve marramendëse.

“Largohu nga skuadra ime”.

“Ju jeni fajtori kryesor për këtë”.

E shumë komente tjera negative mund t’i lexoni në rrjetet sociale në lidhje me Cristiano Ronaldon.

Al Nassr është në pozitën e katërt në ligë, dhe pothuajse e dorëzuar për titullin kampion.

Al Ittihadi i Karim Benzemas dhe N’Golo Kantes këtë sezon janë pretendenti kryesor për të fituar titullin në ligë

Shpërndaje në: