Tifozët e Barcelonës e vërshëllyen, Enrique iu përgjigjet

Tifozët e Barcelonës e vërshëllyen, Enrique iu përgjigjet

Tifozët e gjigandit katalunas i vërshëllyen mbrëmë lojtarëve të tyre dhe trajnerit Enrique, në ndeshjen të cilën Barca e fitoi ndaj Leganes me rezultat 2:1 në Camp Nou.

Por, i pari i pankinës së Barcelonës thotë se e kupton zhgënjimin e tifozëve ndaj tij, por jo edhe ndaj lojtarëve.

“I kuptoj nëse më vërshëllejnë mua, por nuk i kuptoj pse këtë e bëjnë edhe ndaj futbollistëve. E di që janë të nevrikosur për shkak të Parisit, por lojtarët nuk duhet të vërshëllehen. Sinqerisht nuk e kuptoj këtë sjellje. Si tifozë, duke u vërshëllyer lojtarëve tuaj, nuk arrin asgjë“, ka thënë Luis Enrique. /Periskopi.com

Shpërndaje në: