Tifozët e Barcelonës zgjedhin mes Moratas dhe Llorente
E përditshmja spanjolle Marca konfirmoi dëshirën e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde që ta transferoj një sulmues.
Për këtë arsye prestigjiozja spanjolle ka bërë një votim për tifozët katalanas se kë preferojnë më shumë Alvaro Moratan apo Fernando Llorenten, përcjell Periskopi.
LEXO EDHE:
Valderde konfirmon: Kemi zbrazëti, kemi nevojë për një sulmues
Rreth 120,000 njerëz morën pjesë në anketë dhe ata e bënë të qartë opinionin e tyre.
Ata preferojnë Álvaro Moratën para Fernando Llorentes… edhe pse ata mendojnë se Barcelona duhet të nënshkruajë me një sulmues tjetër përpara lojtarit të Chelseat dhe sulmuesit të Tottenhamit.
Morata mori 33% të votave, ndërsa Llorente mori 17%. 36% e tifozëve mendojnë se duhet të jetë një sulmues tjetër që arrin në Barcelonë dhe 14% mendojnë se skuadra e tyre nuk ka nevojë të nënshkruajë ndonjë sulmues.




