Tifozët e Bayern do ta urrejnë Olivier Kahn pas këtyre fjalëve

Tifozët e Bayern do ta urrejnë Olivier Kahn pas këtyre fjalëve

Legjenda e Bayern Munchen, Oliver Kahn beson se portieri i Liverpoolit, Alisson, është më i mirë se sa Manuel Neuer, gjermani i cili konsiderohet më i miri në botë në pozitën e tij.

Liverpooli ka investuar shumë në dritaren e transferimeve të verës dhe ka sjellë lojtarët si Alisson, Xherdan Shaqiri dhe Fabinho për ta ndihmuar në sfidën e titullit këtë sezon, transmeton Periskopi.

‘Të Kuqtë’ janë në krye të tabelës në Premier Ligë, me Alisson që ka qenë ndër faktorët kryesor për këtë arritje.

Neuer returned after long lay-off but failed to inspire as Germany crashed out early in Russia

”Për momentin është Alisson. Ai tregoi në Kupën e Botës se ai është një portier i klasit botëror”, tha Kahn për Goal dhe DAZN.

”Neuer nuk arriti të luajë aq mirë sikur kishte bërë më parë që kur u kthye nga lëndimi i tij. Mendoj se dy gjëra thyen pak ritmin e tij: eliminimi i hershëm nga Kampionati Botëror dhe dëmtimi i tij”.

”Nuk është e lehtë kur e dini si një lojtar: “Nëse diçka ndodh me këmbën time përsëri mund të jetë fundi për karrierën time”. Këto janë aspekte psikologjike që luajnë një rol të rëndësishëm. Ai[Neuer] duhet të gjejë besim në trupin e tij dhe pastaj duhet të rikthehet në nivelin e tij të vjetër”, tha legjenda gjermani.

Kujtojmë se Bayern dhe Liverpool do të takohen në fazën e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve, gjatë muajit shkurt. /Periskopi

Shpërndaje në: