Tifozët e Juventusit do ta urrejnë Caceresin për klubin e ri

Tifozët e Juventusit do ta urrejnë Caceresin për klubin e ri

Martin Caceres është futbollist i dashur nga tifozët e Juventusit në dy aventurat e tij në klub.

Por, mbrojtësi uruguaian është pa klub dhe mund t’i prishë punët me tifozët nga Torino nëse konfirmohet lajmi i dhënë sot nga menaxheri i tij, Marcelo Curbelo.

Ai ka konfirmuar se Caceres ka zgjuar interesim nga rivali nga Serie A, Inter, përcjell “lajmi.net”.

“Caceres ka oferta nga shumë skuadra’, deklaroi Curbelo për “Hoje em Dia”.

“Mund edhe të mbetem në Evropë duke nënshkruar me Interin në janar”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: