Tifozët e klubit maqedonas bëjnë një gjest anti-shqiptar në mes të fushës (VIDEO)

Tifozët e klubit maqedonas bëjnë një gjest anti-shqiptar në mes të fushës (VIDEO)

Dy tifozë të Pobedës janë futur në fushë në minutën e 69 të takimit duke mbajtur në duar një flamur maqedonas me 16 rreze dielli, për t’u treguar të pranishmëve se aty ishte tokë maqedonase.

Ky veprim me shumë mundësi ka qenë i nxitur nga fakti i situatës së trazuar politike në Maqedoni kohët e fundit, ku partitë politike shqiptare janë bërë faktor kyç në formimin e qeverisë së re dhe kërkojnë rritje të së drejtave të popullsisë shqiptare.

Ajo që bie në sy më tepër është fakti që dy tifozët nuk i bezdis askush nga forcat e policisë derisa dalin vetë nga fusha, edhe pse veprime të tilla anti-sportive janë kategorikisht të ndaluara.

Shpërndaje në: