Tifozët e Lazios kanë frikë, janë bllokuar në hotelin francez
Pretendohet se dy kokë derri janë vendosur mbi portën e hotelit ku po qëndrojnë tifozët e Lazios në Marsejë.
Ka pasur përplasje mes dy tifo-grupeve gjatë mbrëmjes së mërkurë, me dy italianë dhe një francez që janë lënduar, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas gazetës vendase La Provence, tensioni ka lindur për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike.
Tani faqja ittaceleste.it raporton kokën e derrit në vendin ku po qëndrojnë tifozët mysafirë, duke postuar një foto që pretendohet të jetë shkrepur jashtë hotelit.
Faqja pretendon se tifozët italianë janë nën shënjestrën e tifozëve vendas. Disa tifozë janë duke u kthyer në shtëpi për shkak se rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.
Disa prej tyre raportojnë se nuk mund të dalin nga hoteli pasi tifozët vendas i presin te dera gati për sherr./Periskopi/



