Tifozët e Milanit tradhtojnë Bonuccin (Foto)
Në një sondazh të “Calciomercato.com”, kuqezinjtë kanë zgjedhur Giacomo Bonaventuran për kapiten të ri.
58% e votuesve kanë zgjedhur “Jack”, për liderin e ri të ekipit nga “San Siro”.
Ndërkohë, Bonucci është renditur i dyti, por me diferencë të madhe me të parin, pasi që numëron 31%.
Më pas renditen Alessio Romagnoli dhe Gigio Donnarumma me 4%, që pasohen nga Lucas Biglia me 3%.




