Tifozët e Rahovecit kapen mes vete (Foto)
Rahoveci ka arritur tjetër fitore të rëndësishme ndaj Ponte Prizrenit, me rezultat 101:99.
Ndeshja ishte dramatike deri në fund, kur Scott i Ponte Prizrenit në aksionin e fundit tentoi për tre pikë, dhe dështoi duke i sjellur rahovecianëve dy pikë të reja e duke e vazhduar serinë pa humbje, raporton Periskopi.
Por në fund të ndeshjes pati probleme edhe tek tifozëria vendase ‘Vreshtarët’.
Njëri nga pjestarët e kësaj tifozërie hodhi një shishe në drejtmin e basketbollistëve mysafirë dhe kjo gjë solli telashe mes tyre.
Tifozët tjerë u kapën me ‘hedhësin e shishes’, duke krijuar probleme mes vete.
Kujtojmë se hudhja e shisheve në parketin e basketbollit është bërë gjë e zakonshme në Kosovë, pasi në ndeshjet e fundit ka pasur shumë incidente të tilla./Periskopi/



