Tifozët e Real Madridit brohoritën emrin e Ronaldos

Tifozët e Real Madridit brohoritën emrin e Ronaldos

Real Madridi barazoi pa gola në derbin ndaj Atleticos, në Santiago Bernabeu.

Për herë të parë pas 11 viteve, Reali nuk shënon gol në dy ndeshjeve rradhazi.

Me trajnerin Julien Lopetegui Los Blancos kanë humbur ose kanë barazuar ndeshjet me skuadrat e mëdha në Spanjë.

Mungesa e golave dhe e spektaklit duket se i kanë shtyer tifozët e Real Madrid të brohorasin emrin e Ronaldos.

”Ronaldo, Ronaldo, Ronaldo”, ishin thirrjet e tifozëve ‘të bardhë’.

Portugezi u largua këtë sezon nga Spanja dhe kaloi tek Juventusi për 100 milionë euro./Periskopi/

Shpërndaje në: