Tifozët e Realit fillojnë ta shfryejnë mllefin ndaj Ronaldos, ia djegin fanellën dhe bëjnë tifo për Messin (Video)

Tifozët e Realit fillojnë ta shfryejnë mllefin ndaj Ronaldos, ia djegin fanellën dhe bëjnë tifo për Messin (Video)

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi për të kaluar te Juventusi për shumën prej 100 milionë euro

Cristiano Ronaldo kaloi nëntë vite të suksesshme te Reali duke realizuar 451 gola dhe fitoi 4 herë Ligën e Kampionëe dhe dy herë kampionatin spanjoll, shkruan Periskopi.

Tifozët e Realit nuk janë të kënaqur me mënyrën se si u largua Ronaldo dhe tani po shfryejnë mllefin duke ia djegur fanellën.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale shihen disa tifozë të cilët ia djegin fanellën ish-idollit të tyre dhe për më shumë thërasin emrin e Leo Messit, rivalit të përbetuar të Ronaldos. /Periskopi/

Shpërndaje në: