Tifozët e United kërkojnë shkarkimin e Mourinhos
Situatë aspak e mirë në klubin e Manchester United.
Përformancat e dobëta, polemika me lojtarët kanë shtyerë tifozët e pranishëm sot në stadiumin e West Ham të kërkojnë shkarkimin e Jose Mourinhos.
Ata kanë filluar duke mbajtur banerat në stadium me mbishkrime: ”Mourinho out”, ”Faleminderit për kujtimet, por është koha të largohesh”, ”Mbështet ekipin, jo regjimin – Jose out”, ishin disa nga mbishkrimet e ‘Djajve të kuq’.

Manchester United zhgënjeu edhe sot, pasi u mposht me rezultat 3:1 nga West Ham./Periskopi/




