Tifozët e West Hamit nuk e duan trajnerin e ri

Tifozët e West Hamit nuk e duan trajnerin e ri

Pas shkarkimit të Slaven Bilic, West Ham United e ka zgjedhur trajnerin e ri. Ai është David Moyes, i cili i ka lënë të zhgënjyer tifozët e ekipit nga Londra. Kjo pasiqë Moyes kishte dështuar së fundi Sunderlandin në Premier Ligë, e cila skuadër ra në Championship nga Premier Liga. Por poashtu edhe shkaku i dështimeve në Real Sociedad dhe në Manchester United.

Por, paraprakisht trajneri skocez kishte marrë vlerësime të larta madje edhe nga legjenda e United-it, Sir Alex Ferguson pas punës që e kishte bërë me skuadrën e Evertonit. Në atë klub ai kishte qëndruar për 11 vite, prej vitit 2002 e deri në vitin 2013 duke arritur suksese të ndryshme. Një prej të cilave, edhe arritja në Ligën e Kampionëve në vitin 2005, gjë e cila tash për tash për klubin nga Liverpooli është gjë e pamundur.

Nëse do t’ia dalë West Hami të ngjitet në tabelë me 54 vjeçarin në stol, mbetet të shihet. | Periskopi

Shpërndaje në: