Tifozët hynë në fushë për të festuar, e lëndojnë lojtarin e tyre (VIDEO)

Tifozët hynë në fushë për të festuar, e lëndojnë lojtarin e tyre (VIDEO)

Krystian Bielik i Charlton ndoshta nuk priste që të lëndohej nga një prej tifozëve të tij, por ky është niveli i skenave kur shënon golin e fitores në minutën e 93-të. 

Në shtëpinë e Accrington Stanley në Ligën e Parë, Charlton Athletic mori fitoren në minutat shtesë të ndeshjes kur Karlan Grant shënoi nga pika e bardhë, përcjell Periskopi.

Disa tifozë nuk mund të përmbaheshin kur u shënua goli, derisa hynë në fushë për ta festuar fitoren.

Por fatkeqësisht për Bielik, në huazim nga Arsenali, u lëndua pasi një tifoz rrëshqiti duke vrapuar për të festuar.

Këto janë skenat qesharake që kanë ndodhur në Angli. /Periskopi

Shpërndaje në: