Tifozët serbë: “Kosova është Serbi” (Video)

Tifozët serbë: “Kosova është Serbi” (Video)

“Kosova është Serbi”, kështu kanë kënduar tifozët serbë së bashku me ata çekë në sfidën Crvena Zvezda – Sparta Pragës.

Në sfidën mes Crvena Zvezdës dhe Sparta Pragës, e vlefshme për e rrethin e tretë kualifikues të Europa League, që përfundoi në të mirë të serbëve (2:0), tifozët e dyja klubeve kanë kënduar “Kosova është Serbi”.

Nuk ka munguar as koreografia e tifozëve të Zvezdës, “Delije”, të cilët e kanë shfaqur hartën e Kosovës me flamur serb brenda saj, duke e kënduar më pas këngën e tyre të famshme për Kosovën, “nuk e japim Kosovën”, përcjell Express.

Diçka e tillë mund të dënohet nga UEFA, ashtu siç ka vepruar në të kaluarën. Mbetet të shihet nëse do të merren masa apo do të kalojë pa u vërejtur nga UEFA.

Shpërndaje në: