Tifozët tallen me yllin kosovar: Pash Zotin çone dikush te dajtë të hënën

Tifozët tallen me yllin kosovar: Pash Zotin çone dikush te dajtë të hënën

Edon Zhegrova ishte lojtari më i kritikuar nga tifozët në barazimin 2-2 të Kosovës ndaj Danimarkës

Kosova luajti baraz 2-2 me Danimarkën në një ndeshje miqësore që u zhvillua në stadiumin mitik, Fadil Vokrri, shkruan Periskopi.

Edon Zhegrova në këtë takim u inkuadrua në pjesën e dytë duke zëvendësuar Milot Rashicën.

19 vjeçari bëri një paraqitje zhgënjyese dhe ishte fajtor për njërin nga golat që e pësoi Kosova.

Zhegrova në shumicën e rasteve u tregua egoist dhe pas ndeshjes është kritikuar me të madhe nga tifozët e Kosovës.

E madje një tifoz ka një kërkesë të përçudshme për ndeshjen e ardhshme të Kosovës ndaj Bullgarisë që luhet të hënën me fillim nga ora 20:45.

Ky tifoz ka kërkuar që dikush ta çojë Zhegrovën te dajtë të hënën në mënyrë që ai të mos ketë mundësi që të luajë për Kosovën në ndeshjen kundër Bullgarisë. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: