Tifozi argjentinas me lot në sy lutet për fitoren e Nigerisë: Fitoni për Messin!
Nigeria po luan me Islandën në ndeshjen e vlefshme për Grupin D dhe rezultati pas pjesës së parë është 0:0
Argjentina u poshtërua nga Kroacia mbrëmë duke humbur me rezultat 3:0, ndërsa sot Nigeria me një fitore të mundshme do t’i bënte nder edhe kombëtares ku luan Leo Mess, shkruan Periskopi.
Një tifoz i Argjentinës është në stadiumin ku po luhet ndeshja ndërmjet Nigerisë dhe Islandës derisa në faqe ka të vizatuar flamurin e kombëtares nga Afrika.

Ky tifoz ka edhe flamurin e shtetit të Argjentinës në të cilin ka shkruar: “Nigeria të lutem fitoni për Messin”.
Në rast se fiton Nigeria kundër Islandës sot dhe më pas Argjentina e mposht Nigerinë atëherë Leo Messi me shokë do të jenë në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës./Periskopi/




