Tifozi e bën “hor” Sarrin pas humbjes katastrofale të Chelseat (Video)
Chelsea zhvilloi xhiron e 24-të në Premier Ligë kundër Bournemouth ku pësoi humbje katastrofale me rezultat të thellë 4-0
Pas ndeshjes Maurizio Sarri u vu në një presion shumë të madh. Ai së bashku me ekipin qëndroi për më shumë se 30 minuta në dhomën e zhveshjes. Kjo ishte humbja e dytë më e thellë e pësuar nga skuadra e Chelseat sa i përket dekadës së fundit.
Gjatë kohës kur Sarri po drejtohej për tek makina e tij ai u konfrontua nga një tifoz i inatosur .
“Maurizio duhet të japësh dorëheqje pas kësaj paraqitje katastrofale. Ishte e turpshme humbja e sontme. Ti nuk po mundesh që ti motivosh ata, kjo ishte paraqitja më e keqe gjatë kohës që unë e shikoj Chelsean, Jep dorëheqje , largohu”, ishin fjalët e tifozit.
Sarri apologising to the fans and then leaving in a car and not the team bus…. @AlexGoldberg_ @CFCWriter pic.twitter.com/Tey9Gzvn5G
— r o l p h y ? (@RolphyUK) January 31, 2019
Pas këtyre fjalëve Sarri reagoi i qetë dhe vetëm i kërkoi falje këtij tifozi dhe të gjithë tifozëve të tjerë të Chelsea-s dhe u largua nga stadium./Periskopi/



