Tifozi i Liverpoolit ia ‘prishë’ ditën Philippe Coutinhos (Video)

Tifozi i Liverpoolit ia ‘prishë’ ditën Philippe Coutinhos (Video)

Largimi i Philippe Coutinhos nga Liverpool nuk u prit aspak mirë nga tifozët e klubit anglez

Ylli brazilian në afatin kalimtar të janarit u largua nga ‘Anfield’ për të kaluar te Barcelona për shumën prej 142 milionë euro, transmeton Periskopi.

Largimi i Coutinhos nuk i pëlqeu tifozëve të Liverpoolit të cilët shpresonin që ai do të qëndronte të paktën deri në verën e këtij viti.

Brazili luajti dy ndeshje miqësore kundër Rusisë dhe Gjermanisë, ku realizoi dy fitore.

Por, pas ndeshjes me Gjermaninë një tifozë e ndali Coutinhon për t’ia bërë një pyetje.

“A ju pëlqen kjo këngë,”? e kishte pyetur tifozi brazilianin që po e dëgjonte me vëmendje, por përgjigjia e tij ishte ‘Jo’ dhe ai menjëherë u largua.

Kënga kishte të bëjë me Salah, Mane Firmino dhe Coutinhon, ndërsa tingëllonte kështu “Salah, Mane Mane, Roberto Firmino, dhe ne shitëm Coutinhon”. /Periskopi/

Shpërndaje në: