Tifozja super-seksi e Shqipërisë zbulon romancën me yllin e Serie A (Foto)
Më pas, mediat italiane zbuluan lidhjen e saj të dashurisë me futbollistin e Serisë A të Torinos, Afriyie Acquah. Për futbollin, dashurinë dhe martesën, vajza e lindur në Fier, por që jeton prej dy dekadash në Itali, rrëfen jetën e saj pas famës në këtë rrëfim për gazetën “Panorama”.
“Të them të drejtën, unë nuk kam dashur të prononcohem për lidhjen sentimentale, por disa kore raciste nëpër portale e komente më revoltuan, prandaj reagova. Lidhja ime është si çdo lidhje në çift, me zënkat e vogla dhe momentet e bukura magjike që mposhtin çdo vështirësi. E jetoj çdo moment, çdo ditë, derisa të jetë e shkruar, duke investuar normalisht ndjenja të pastra dhe dashuri”.
“Unë jam rritur në një shoqëri me mentalitet të hapur “very open mind”, prandaj këto paragjykime race, feje, ideje nuk bëjnë pjesë në botëkuptimin tim. Ndaj, nuk kam përtuar të reagoj. Unë jetoj brenda kufirit të lirisë sime, veproj brenda limitit të lirisë sime, e cila mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Kështu, nuk cënoj dhe nuk dhunoj interesat e askujt. Ndaj revoltohem me njerëzit keqdashës që lëshojnë ofeza pa u lënë shkas”.



