Time Kadrijaj nga Gjykata Kushtetuese: Kërkuam pezullim të përkohshëm të seancave
Deputetja e AAK, Time Kadrijaj ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese për interpretim çështjen e insisitimit të kalimit në votim të fshehtë për votimin e Kryetarit të Kuvendit, shkruan Periskopi.
“Ne sot si AAK me nënshkrimin e deputetëve të LDK dhe PDK dërguam në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të ndryshimit të votimit në mes të procedurave për zgjedhjen e kryeparlmanetarit.
Kërkuam nga Gjyakata Kushtetuese që kjo të trajohet me prioritet. Lutëm akterët që ta trajtojnë më prioritet dhe ndoshta edhe me një pezullim të përkohshëm për ndalim të mbajtjes së seanceve derisa Gjykata ta merr një vendim”, tha Kadrijaj



