Tirana merr nga Prishtina “Shkollën model”, e quan “Kosova” (Video)
Ka thënë se “platforma e përbashkët do të shërbejë vetëm në nivelin e shkëmbimit të përvojave midis kryetarëve shqiptarë”.
Velijaj ka shprehur hapur se Tirana synon të ketë 20 shkolla model, si ajo që gjendet në Prishtinë.
“Shkolla e re ‘Kosova’ do të jetë e para që do ta adaptojë modelin e shkollës kosovare”.
Në këtë intervistë Velijaj ka treguar se Tirana ka gjithsej 31 çerdhe dhe 26 kopshte parashkollore. Sipas tij, kryeqyteti shqiptar e zgjidhi problemin me çerdhet, duke bërë marrëveshje me sektorin privat.
Ka garantuar se deri në fund të mandatit do të përmbushë të gjitha premtimet që u ka dhënë tiranasve.
Qytetin që drejton e ka cilësuar si qytet të shumë mundësive.
https://www.youtube.com/watch?v=4679ttE2a8A



