Tiranë: Maturantët protestues hedhin domate, vezë e ngjyrë drejt Kryeministrisë

Tiranë: Maturantët protestues hedhin domate, vezë e ngjyrë drejt Kryeministrisë

Dhjetëra maturantë kanë protestuar sërish paraditen e sotem para Kryeministirsë, për të kërkuar të drejtën e tyre për arsimim, përkundër padrejtësisë që u është bërë, duke i lënë jashtë dyerve të universitetit. Ata kanë qëlluar me domate, vezë e bojë drejt Kryeministrisë, në ambientet e së cilës ndërkohë kreu i Qeverisë, Edi Rama bashkëbisedonte më maturantët ekselentë. Lëvizja Për Univeristetin ka qenë përkrah tyre në këtë kauzë, përkundër kaosit qeveritar dhe lojës me fatet e të rinjve, për hir të interesave klienteliste me diplomat private.

Kjo është protesta e tretë që maturanëtët zhvillojnë, ndërsa në dy protestat e mëparshme maturantët kanë kërkuar që në raundin e dytë të bëhen ndryshime në kriteret e pranimit universitet. Po ashtu, ata fajësojnë Ministrinë e Arsimit që i publikoi kriteret e pranimit dhe udhëzimet e maturës me vonesë.

Shpërndaje në: