Tjetër rrahje tifozësh në Shqipëri (Foto)

Tjetër rrahje tifozësh në Shqipëri (Foto)

Dje në Lezhë u luajt kryendeshja e javës së 23-të të Kategorisë së Parë në Grupin A mes Beselidhjes dhe Kamzës.

Interesi për këtë takim ishte i madh dhe një numër i konsiderueshëm tifozësh, duke përfshirë dhe ata që kishin udhëtuar që nga Kamza, ishin të pranishëm në stadium

Pavarësisht masave të marra për mbarëvajtjen e këtij takimi, një përplasje mes dy tifozerive ishte e pamundur të shmangej.

Ofendimet në distancë sollën acarimin e gjakrave dhe një grup tifozësh lezhjanë iu afruan tribunës ku qëndronin mbështetësit e Kamzës duke hedhur drejt tyre mjete të forta.

 

Shpërndaje në: