Tjetër sukses për sportin e Kosovës: Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Paris

Tjetër sukses për sportin e Kosovës: Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Paris

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka arritur të stoliset me medaljen e artë në Grand Slam Paris.

Në finalen e kategorisë -73 kilogramë, Gjakova triumfoi ndaj xhudistit Lasha Shavdatuashvilli nga Gjeorgjia.

‘’Mbreti i Parisit që flet Shqip sonte!

Dhurata për 10 vjet shtet!

Akili i artë në Grand Slam Paris!

Kampioni Olimpik i gjunjëzuar në Finale!’’, ka shkruar trajneri Driton Kuka.

 

 

Shpërndaje në: