Tmerr në Beograd: Crvena Zvezda 0-3 Liverpool, Shaqiri hetrik

Tmerr në Beograd: Crvena Zvezda 0-3 Liverpool, Shaqiri hetrik

Titulli është një provokim për të gjithë ata që po ofendojnë mediumin tonë për raportimin që po bëjmë për ndeshjen Crvena Zvezda-Liverpool. E vërteta është se Liverpooli po humb me rezultat 2 me 0, dhe loja nuk po shkon ashtu siç një pjesë e madhe prej nesh dëshirojmë.

Ndeshja në Beograd mes fituesve të mëhershëm të Ligës së Kampionëve, Crvena Zvezdës dhe Liverpoolit nuk po shkon siç është pritur. Skuadra nga Beogradi tashmë ka shënuar dy herë përballë ‘Të kuqve’ të Jurgen Klopp me anë të sulmuesit serb, Milan Pavkov.

Por, ajo që është për t’u shqetësuar është edhe performanca tmerrësisht e dobët e skuadrës së Klopp. Crvena Zvezda ka katër goditje brenda kornizës së portës ndërkaq Liverpooli as edhe një.

Sa i përket posedimit, shqetësimi vetëm sa rritet duke qenë se Liverpooli ka vetëm 52 ndërkaq Crvena Zvezda plot 48 për qind.

Vlen të theksohet që Liverpooli po luan me ekipin kryesor, me përjashtim të Roberto Firminos. /Periskopi

Shpërndaje në: