Tmerr për Arsenalin: Lëndohet një tjetër lojtar i rëndësishëm (Foto)
Edhe një tjetër emër i është shtuar listës së të lënduarve te skuadra e Arsenalit.
Bëhet fjalë për Jack Wilshere, i cili sot mori një lëndim gjatë ndeshjes që po zhvillohet në këto momente mes Chelseat dhe Arsenalit në kuadër të kupës së “Carabao-s”.

Wilshere i shtohet listës së lojtarëve të lënduar të Arsenalit. Të lënduarit të tjerë të Arsenalit janë: Santi Cazorla, Olivier Giroud, Sead Kolasinac, Laurent Koscielny, Nacho Monreal, Mesut Ozil dhe Aaron Ramsey. /Periskopi



