Tmerr për Dukagjinin, 16 vjet pa shijuar golin në Superligë
Ekipi nga Klini, Dukagjini, kurrsesi nuk po arrin që të shënoi gol në Superligë – shkruan Periskopi.
Dukagjini pas pesë xhirove në Superligë nuk ka bilanc të mirë, duke marrë vetëm një barazim dhe 4 humbje.
Dukagjini përveç që nuk po arrin të shënoi fitore, ata nuk e kanë shijuar golin ende në këtë sezon.
Statistikë interesante, Dukagjini golin e fundit në Superligë e ka shënuar në qershor të vitit 2003 kundër Kosovës se Prishtinës, më saktësisht që 16 vjet e 3 muaj.
Në ndeshjen e fundit, skuadra e Djengis Redjepit iu afrua shumë golit. Ndaj Ferizajit edhe fati ishte kundër ekipit nga Klina pasi që arritën të godasin dy herë shtyllën pingule.
Pas pesë xhirove, Dukagjini pozicionohet në vendin e fundit me vetëm 1 pike te fituar. /Periskopi/



