Tmerrohet Amir Rrahmani: Trajnerin e tij e rrahin me shkopa bejsbolli (Foto)
Cvitanoviç ka qëndruar mbrëmë disa orë në spital nën kontrollin e mjekësve.
Ai është goditur me shkopinj bejsbolli në momentin kur po hynte në banesën e tije në Zagreb.
Kjo ndodhi pak orë pasi kishte drejtuar Dinamon në ndeshjen e Kupës së Kroacisë kundër NK Borac, të fituar me shifrat 6-0.

Klubi i Dinamos së Zagrebit i ka bërë thirrje policisë që të hetojë dhe zbardhë sa më shpejt ngjarjen.
Ata ngjarjen e shohin të lidhur me sulmet e vazhdueshme ndaj ish-presidentit të klubit, Zdravko Mamiç.
Ky i fundit ishte objekt i një atentati pak ditë para ndeshjes së kthimit ndaj Skënderbeut në Ligën e Europës.
Kër këtë arsye nuk udhëtoi drejt Shqipërisë.
Ndërsa Cvitanoviç pritet që të kthehet që në fundjavë në pankinë, pasi fatmirësisht, dëmtimi më i madh që ka pësuar nga sulmi i mbrëmshëm ishte një frakturë në krah.




